Kush jemi ne ?

 

Ramaprint është një kompani e themeluar në vitin 1992 me emrin Abetare, e specializuar në shërbimet e librarisë dhe shtypshkronjës. Me një përvojë afër tre dekadash në fushën e ofrimeve të shërbimeve të printimit, Abetare u bë një emër i njohur dhe i respektuar në tregun e shërbimeve të printimit.

Në vitin 2007, kompania mori një ndryshim të rëndësishëm, duke u riformatuar në një kompani tjetër me emrin Ramaprint. Ky ndryshim vinte në saje të zhvillimit të hovshëm dhe rritjes së kompanisë, si dhe për t’u përshtatur më mirë me vizionin e ri, atë të printimit, reklamave dhe dizajnimit.

Ramaprint është lider në industrinë e printimit si njëra ndër kompanitë më serioze të printimit. Kompania përdor teknologjitë më moderne dhe materialet më cilësore për të prodhuar reklama nga më të ndryshme dhe materiale promovuese. Me një ekip të përkushtuar dhe me pasion për cilësinë dhe inovacionin, Ramaprint punon vazhdimisht për të siguruar që klientët e saj të kenë rezultate të shkëlqyera dhe të jenë të kënaqur me shërbimin e ofruar.

Nevoja pë rt’u ofruar klientëve produkte nga më të ndryshme na ka shtuar interesimin që vazhdimisht të zgjerohemi me gamën e produkteve që i ofrojm Kështu gjatë viteve kemi shtuar vazhdimisht produktet që ofrojmë duke publikuar çdo vit katalogun me produkte të reja dhe ato më kualitative që ofrojmë. 

Është kënaqësi që pas kaq shumë vitesh punë ne vetëm jo që kemi ruajtuar klientët por vazhdimisht kemi shtuar klientë gjatë çdo viti. Kualiteti dhe garancioni janë dy gjëra që kurrë nuk ju kemi larguar që nga themelimi i kompanisë dhe vazhdojmë të mbetemi stoik në këtë drejtim.

Jemi të përkushtuar në misionin tonë që t’i përshtatemi kohës dhe teknologjisë, që të zgjerohemi vazhdimisht me produktet e ofruara dhe të pajisemi me makineritë më moderne.

1992 – Themelimi i Librarisë Abetare

Fillet e para të kompanisë tonë.

2008 – Krijimi i RamaPrint

Në vitin 2008 ka ndodhur një reformim, me të cilin është krijuar RamaPrint, me përqëndrim në fushën e printimit.

2012 – Ofrimi i Reklamave 3D me LED

Zgjerimi i biznesit në fushë të re, atë të Reklamave me ndriçim LED 3D.

2014 – Printimi i Reklamave me madhësi 3,2m

Blerja e makinerisë moderne Mimaki për printim të foljeve, caradave dhe materialeve të tjera në madhësi deri në 3,2m.

2017 – Printimi në UV

Blerja e makinerisë lidere në printim UV Mimaki, me të cilën filloi printimi i materialeve promocionale.

2018 – Gravimet me Laser

Zgjerimi në ofrimin e produkteve metali të gravuara me Fiber Laser.

2020 – Gravimi me CO2 Laser

Blerja e makinës CO2 Laser për gravimin dhe prerjen e produkteve nga druri dhe plastika.

2022 – Printimi në tekstil me DTF

Pas shumë vitesh ofrimi i printimit me sitë në tekstil u përshtatëm me teknologjinë më të re të printimit në tekstil, DTF Printim.

5
K+
Klientë
50
K+
Punë të përfunduara me sukses
95
%
Vlerësime pozitive
33
Vite përvojë