Reklama 3D

Reklamat 3D me ndriçim LED nuk janë thjeshtë tabela – janë përvoja vizuale që flasin për kompaninë tënde edhe kur ti nuk je aty. Me ndriçim të fuqishëm, forma të personalizuara dhe material cilësor, ato tërheqin vëmendje, ndërtojnë besueshmëri dhe e bëjnë çdo biznes të duket i madh, serioz dhe i dallueshëm.

Në një botë ku konsumatori shikon qindra marka në ditë, reklama jote duhet të jetë ajo që ngelet në mendje. Me teknologjinë e fundit, ndriçim të kontrollueshëm dhe dizajn unik, ne krijojmë identitet që nuk fiket. Kjo nuk është reklamë – është prezencë që ndriçon çdo natë.

Brendet më të mëdha zgjedhin reklama 3D për kompanitë e tyre sepse pa to nuk bjen në sy as brendi as nuk përçohet mesazhi që kompania është serioze dhe që përkujdeset të duket sa më serioze.

  • Kualitative
  • Garancion 2 vjeçar
  • Rrethore Alumini
01

Reklamë 3D

Montohen në mur drejtëpërdrejt ose me anë të profilave, poashtu mund të montohen dhe mbi objekte.

02

Totem 3D me ndriçim

Reklamë ideale për të rënë në sy pasi që zakonisht vendosen në rrugë dhe ka pamje nga dy anë.

03

Reklamë Kuti 2D

Zakonisht punohen në formë kutie dhe janë poashtu me ndriçim, përdoren kur ka më shumë detaje.

04

LED NEON

Ideale për të shënuar ndonjë slogan apo edhe për t'a bërë ndonjë figurë apo edhe logon tuaj.

Pyetje të zakonshme...

Nëse mirëmbahet reklama, pastrohet nga pluhuri atëherë reklama mund të qëndrojë mbi 10 vjet. Pasi që pas disa kohe LED mund të dobësohen atëherë mund t'i zëvendësojmë edhe për dhjetëra vite tjera.

Reklama 3D mund të punohen në çfarëdo forme që ju pëlqen juve por vetëm që të keni kujdesë për hapësira që të mund të nxë brenda së paku një LED. Ndërsa ngjyra mund t'i punojmë në dhjetëra ngjyra pasi që varet nga plexiglass dhe aty mund të zgjedhni ngjyrën. Dimensioni i një shkronje pa ndërprerje mundet max 3x2m pasi që aq na lejon plexiglass.

Varet nga forma, dimensioni dhe ngjyra, për një datë të saktë ju njoftojmë menjëherë pasi që të na jepni të gjitha detaje rreth reklamës që ju intereson.

Disa nga reklama me ndriçim që i kemi punuar vite të fundit:

Njoftohuni me më shumë punë tona: