Reklama të printuara

Nga foljet vetëngjitëse për xhama, ceradat e mëdha në fasada ndërtimi e deri tek tapeta muri, çdo material që përdorim është i kualitetit më të lartë me shtyp të teknologjisë së fundit, të menduara për të përçuar mesazhin tënd me qartësi dhe impakt të madh. Çdo produkt që printojmë nuk është thjeshtë një sipërfaqe me ngjyra – është komunikim vizual që zgjat me vite.

Realizojmë folje vetëngjitëse për dyqane, zyre dhe automjete të brenduara me logo. Poashtu folje one way vision apo me birra që nga brenda shihet gjithçka dhe nga jashtë shihet vetëm reklama.  Poashtu cerada është e trashë mjaftueshëm, e kthejmë në katër anë për qëndrueshmëri shumë më të lartë dhe i hapim unaza metalike sipas nevojës tuaj. Cerada përdoret për reklama murale, mbulim objektesh dhe evente – printuar me precizion dhe montuar me kujdes.

Nëse kërkon zgjidhje të përkohshme por efektive, realizojmë edhe reklama magnetike për vetura, të personalizuara sipas brendit dhe të përshtatshme për çfarëdo modeli.

Ndërkohë, tapetat tona murale janë tjetër histori – dizajne unike që i japin jetë ambienteve, nga zyrat moderne te shtëpitë minimaliste.

Të gjitha këto i ofrojmë me montim profesional, sepse na intereson po aq sa ty që çdo element të duket perfekt që në ditën e parë. Ne nuk printojmë vetëm – ne e bëjmë hapësirën tënde me karakter.

  • Plastifikim i foljeve për rrezistencë ndaj diellit
  • Montim i të gjitha reklamave
  • Zgjidhje kreative për brendim të plotë
01

Reklamë Ngjitëse

Shtyp & Material i kualitetit të lartë, perfekte për çfarëdo pune që ju duhet, Lokale, Objekte, Etiketa etj.

02

Ceradë & Mesh Caradë

Reklamë rezistente në ceradë – për reklama të mëdha, skela, fasada apo ngjarje në ambiente të jashtme.

03

Brendim i veturave

Si pak detaje deri te veshja e plotë e veturave me qëndrueshmëri dhe shtyp të pakrahasueshëm.

04

Tapetë Muri

Tapeta muri të personalizuara për ambiente të ndryshme. Ju e zgjedhni dizajnin, cilësi që zgjat.

Pyetje të zakonshme...

Nëse reklama nuk është gjatë gjithë kohës e ekspozuar në rreze të diellit atëherë reklama qëndron e paprekur mbi 5 vite. Por reklama vetëngjitëse mundemi edhe t'i plastifikojmë dhe janë rrezistente edhe ndaj diellit.

Ne kujdesemi edhe për dizajnin nëse ju nuk e keni dizajnin e gatshëm. Jemi të dëshmuar për dizajne unike dhe moderne.

Varet nga kërkesat e dizajnit, dimensioni, materiali dhe a kemi për t'a kryer ne montimin. Por mos u brengosni se mundohemi në maksimum që punët t'i kryejmë sa më shpejtë.

Disa nga reklama që i kemi punuar vite të fundit:

Njoftohuni me më shumë punë tona: